Shtatë të mitur prangosen në Podujevë, dyshohen se vodhën në markete
Shtatë të mitur janë arrestuar në Podujevë për vjedhje, ndërsa një person tjetër për blerje, pranim ose fshehje të sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale.
“Shtatë personave të dyshuar u është iniciuar rast për vjedhjet që kanë ndodhë në periudha të ndryshme kohore në markete, ku personat e dyshuar (që të gjithë të mitur), në bashkëveprim dyshohet se kanë vjedhur artikuj nga marketi”, njofton policia.
Sipas policisë, edhe i dyshuar i tetë për rastin është 23-vjeçar, nga i cili janë sekuestruar gjësendet që dyshohet të jenë të vjedhura.
