Hysni Gucati kthehet në Kosovë
Ish-kryetari i OVLUÇK-së, Hysni Gucati, është liruar nga Gjykata Speciale në Hagë.
Burimet RTK-së kanë thënë se familjes i është bërë me dije se Hysni Gucati mbërrin në zyret e EULEX-it në orën 11:30 dhe pastaj do të vijë në shtëpinë e tij.
Po ashtu këto burime thonë se ai mbërrin për 40 minuta ne shtëpi.
E rruga që të qon në shtëpinë e Hysni Gucatit është stolisur me flamuj të Republikës së Kosovës,atij kombëtarë dhe flamurit me stemën e UÇK-së.
