Rama: Vizita e Macronit ka për qëllim thellimin e marrëdhënieve mes dy vend

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një konferencë të përbashkët me presidentin francez, Emmanuel Macron, ka thënë se pret thellim të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Rama ka deklaruar se është shumë i lumtur që është në krah të Macronit në Shqipëri. Rama ka thënë se vizita e Macronit është shumë më tepër se vizitë formale, duke shtuar se është vizitë angazhimi që ka për qëllim thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Jam shumë i lumtur edhe Macroni mbrëmë e tha se zgjerimi i Bashkimit Evropian nuk duhet të pengojë ribashkimin e Evropës. Janë më shumë se 100 vjet marrëdhënie diplomatike mes Francës dhe Shqipërisë dhe marrëveshja e partneritetit strategjik që kemi nënshkruar, është një gur themeli që do të ndërtojmë më tutje një rrugë të gjerë bashkëpunimi”, ka thënë ai.

Rama ka thënë se mbi 18 mijë francezë kanë vizituar Shqipërinë këtë vit. “Sot Franca është e pranishme në Shqipëri me 111 kompani me kapital të përbashkët”, ka thënë ai“, tha ai.

Macron: E ardhmja juaj është në Evropë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në fjalën e tij në konferencën e përbashkët me Kryeministrin Edi Rama ka bërë me dije se energjia, arti, kultura, emigracioni i paligjshëm dhe avancimi i bashkëpunimit mes dy vendeve, kanë qenë në fokus ta vizitës e takimit të tij në Tiranë me kreun e qeverisë.

Macron shprehu vullnetin e Francës për hapjen e shkollës për zanatet digjitale. Ai u shpreh se së bashku me Agjencinë franceze të Zhvillimit do shoqërojnë Shqipërinë në reformat ekonomike, tranzicionin energjetik, ku bëri me dije se më shumë se 600 milionë euro do të investohen deri në 2027-ën për projekte të reja, përpos atyre të 2019-ës.

“Kemi vullnetin  për të hapur shkollën 42 për zanatet digjitale. Trajnimet në këtë fushë janë një sektor ku duam të ecim para. Me agjencinë francize të zhvillimit do shoqërojmë Shqipërinë në reformat ekonomike, tranzicioinin energjitik, 210 mln euro që prej 2019 janë hedhur në punë për 4 projekte dhe më shumë se 600 mln deri në 2027 do hidhen për projekte  të reja sipas agjendës suaj. Vullneti ynë, të përgatisim një marrëveshje mes dy qeverive që kjo marrëdhënie të shkojë më lart. Në fushën e bashkëpunimit për luftën kundër trafikut, keni qenë efikas në këtë fushë. Ta bëjmë shembull imituar nga shumë vende të tjera europiane. Do ecim para të përforcojmë këtë dinakimë”, theksoi Macron.

Ai u shpreh se e ardhmja e Shqipërisë është në BE.

“Vendi juaj është i ankoruar në Evropë. Po hyjmë në një erë të re, të bashkimit të kontinentit tonë. Dua të përshëndes agjendën e reformave të transformimit që keni ndërmarrë. Popull që e dëshiron europën dhe kjo është thelbësore për këtë kohë ribashkimi. Jemi në një moment kur duhet t’i japim rajonit vizibilitet historik. E ardhmja juaj është në Evropë. Ne e shënjojmë këtë rrugë me anë të një investimi politik, përmes Komuniteti Politik Evropian. Synojmë bashkim mes të ngjashmish kur të flasim për çështje të përbashkëta, mbrojta, emigracioni, energjia, gjeo-politika”, theksoi Macron.

Go to TOP