Stoltenberg dënon aktin ndaj civilëve të pafajshëm në Bruksel

Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka reaguar për sulmin në Bruksel, ku pësuan dy civilë, shtetas suedezë. Ai ka dënuar këtë sulm të tmerrshëm ndaj civilëve të pafajshëm në Bruksel.

Stoltenberg, përmes platformës “X”, ka reaguar për ngjarjen e mbrëmshme në Bruksel, me ç’rast humbën jetën dy shtetas suedezë.

“Dënoj sulmet e tmerrshme ndaj civilëve të pafajshëm në Bruksel, Belgjikë mbrëmë. Mendimet e mia janë me të dashurit e viktimave dhe të gjithë të prekurit”, ka shkruar Stoltenberg.

Go to TOP