Franca mobilizon 7,000 trupa për patrulla shtesë pas vrasjes së mësuesit

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka urdhëruar që deri në 7,000 ushtarë të mobilizohen për rritjen e patrullave të sigurisë,

Kështu tha zyra e tij sot, një ditë pasi një mësues u vra me thikë në një sulm islamik.

Franca u vu në alarmin më të lartë të sigurisë të premten pasi një 20-vjeçar goditi për vdekje një mësues dhe plagosi rëndë dy persona të tjerë në një shkollë në qytetin Arras në Francën veriore.

Zyra e Macron tha se ushtarët do të mobilizohen deri të hënën në mbrëmje deri në njoftimin e mëtejshëm si pjesë e një operacioni në vazhdim që kryen rregullisht patrullime në qendrat kryesore të qyteteve dhe vendet turistike.

Muzeu i Luvrit, një tërheqje kryesore turistike në kryeqytetin francez, u evakuua dhe u mbyll pasi mori një alarm për bombë, tha zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme, Camille Chaize, duke shtuar se po bëheshin kontrolle për të përcaktuar se nuk kishte rrezik.

Go to TOP