Kori ‘Siparantum’ do ta përfaqësojë Kosovën në Suedi

Kori “Siparantum” nga Peja do ta përfaqësojë Kosovën në garën prestigjioze “Grand Prix of Nations” në kategorinë “Koret e të rriturve” gjatë Lojërave të 5-ta të Korit Evropian dhe Grand Prix të Kombeve në Norrköping të Suedisë.

“Kori ynë është më i përgatitur se kurrë për të marrë pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme korale. Edhe një herë pas vitit 2019 Lojërat e Korit Evropian dhe Çmimi i Madh i Kombeve, shpesh të referuara si versioni kontinental i Lojërave Botërore të Korit – Lojërat Olimpike të Muzikës Korale , do të ndodhë në Suedinë e bukur”, ka shkruar dirigjenti Memli Kelmendi, njëherësh edhe drejtues i korit.

Kori “Siparantum” ka arritur që të përfaqësojë Kosovën në shumë gara korale nëpër botë. /Kosova.info/

Go to TOP