Vuçiq nuk beson që do të ketë sanksione ndaj Serbisë

Presidentit i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se nuk beson që do të ketë sanksione ndaj qytetarëve të shtetit të tij dhe se nëse do të aplikohen masa, ato do të jenë masa ndaj tij.

“Qytetarët në Serbi mund të jetën të qetë, unë besoj se ne jemi në gjendje të ruajmë paqen falë forcës së shtetit dhe ushtrisë sonë. Nëse ushtria do të ishte më e dobët, në nuk do të kishim paqe shumë kohë më parë dhe shumë të tjerë do të kishin ndërmarr veprime kundër nesh”, ka deklaruar Vuçiq.

Vuçiq, u ka bërë thirrje përfaqësuesve të serbëve në Kosovë që të organizojnë sa më parë zgjedhje për kryetarë të komunave në katër komuna në veri të Kosovës.

“Sigurisht, kjo është kërkesa ime. Kështu i shikoj gjërat. Ndoshta ata shohin më mirë, më ndryshe, por kjo është kërkesa ime për ta”, ka theksuar Vuçiq, në një intervistë në ‘Tv Prva’.

Sipas tij kjo do të mundësojë që pushteti të kthehet tek ata dhe nuk do të jetë më në dorë të atyre që “nuk do të jetojnë kurrë atje”

Presidenti serb ka folur edhe për deklaratat e zyrtarëve të institucioneve të Kosovës për se në sulmin në Banjskë mori pjesë bashkëpunëtori i afërt i djalit të Vuçiqit. Vuçiq ka thënë se Kurti ia përmend djalin, pasi që atë nuk e shikon dot në sy.

Go to TOP