Shfaqja ‘Babai dhe Babai’ rikthehet serish në Muzeun Etnologjik

Shfaqja ‘Babai dhe Babai’ me tekstin nga Jeton Neziraj, nën regjinë e Kushtrim Koliqit dhe me aktorët Ilire Vinca, Bujar Ahmeti dhe Kosovare Krasniqi, rikthehet me datat 17 dhe 18 tetor 2023, prej 20.00h, në Muzeun Etnologjik ‘Emin Gjiku’.

‘Babai dhe Babai’, në dukje një dramë për sfidat e zakonshme të jetës së një familjeje, zbulon një histori tronditëse dhe një traumë të thellë shoqërore, një plagë që ka ngelur e pashëruar dhe e cila personazhet i mban peng, përgjithmonë…

Kjo është një dramë për ata që duam t’i mbajmë afër… dhe i mbajmë!

Pavarësisht palumturisë që na përplaset në fytyrë si ujë i ftoftë, pavarësisht ëndrrave që na e kujtojnë realitetin e vetmisë.

Është një dramë për vetminë e thellë e për mërzinë që kullon dhimbje.

Go to TOP