Çka do të ndodh sot në Kosovë

Ngjarjet e datës 11 tetor 2023.

Mbahet gjykimi në rastin Thaçi dhe të tjerët – (Hagë, ora 09:00-16:00)

Me rastin e 20-vjetorit të themelimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit mbahet seminari “Auditimi i Pajtueshmërisë” i organizuar në kuadër të Rrjetit të Institucioneve Supreme të Auditimit të vendeve kandidate dhe kandidate potenciale për në BE dhe Gjykata Evropiane e Audituesve”. (Hotel “Prishtina”, Prishtinë, ora 09:00-16:00)

Policia e Kosovës (PK) mban konferencë për medie në të cilën do të bëhet nënshkrimi i pranim-dorëzimit të donacionit me drona për Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor të Kosovës. Marrin pjesë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Gazmend Hoxha, ambasadori i amerikan Jeffrey Hovenier etj. (Ora, 10:00)

Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijës Vajzë, lansohet e Fushata “Të Gëzoheni me Fëmijë”, e udhëhequr nga UNFPA Kosovo në partneritet me IPKO Foundation.. (Ora, 10:00).

Mbahet dita e parë e kongresit “Roli i Profesionistëve te Shëndetit Mendor në Kosovë”  organizuar nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike të Kosovës (IPFK). (IPFK, ora 10:00-13:45)

Grup i specializantëve vazhdon protestën për mospagesën e kujdestarive prej muajit shkurt dhe kundër detyrimit për të paguar vitin e shkollimit specialistik 500 euro për një vit. (Para Ministrisë së Shëndetësisë, ora 10:00)

Komuna e Mitrovicës organizon ceremoninë e fillimit të punimeve për ndërtimin e Bibliotekës së qytetit “Latif Berisha”. (Hapësira ndërmjet shkollës fillore “Andon Z. Çajupi” dhe shkollës së muzikës “Tefta Tashko”, ora 10:00)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere vazhdon shqyrtimin e i Raportit vjetor Financiar i Radio Televizionit të Kosovës për vitin 2022, Raportin e Shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën prill-qershor 2023. etj. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

Mbahet konferenca “Sulmi terrorist serb në Banjskë dhe implikimet rajonale dhe gjeopolitike”, organizuar nga Instituti për Studime të Luftës Hibride Octopus. (Hotel “Sirius”, ora 11:00)

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK) mban konferencë për medie. (Ora, 11:00)

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama bashkë me drejtoreshën e Arsimit, Besianë Musmurati, do të përurojnë objektin e ri të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Nënë Tereza”. (Vranidoll, Prishtinë, rruga “Miftar Beqiri”, ora 12:00)

Mbahet seanca gjyqësore ndaj ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari për aksidentin ku kishte goditur me veturë një fëmijë. (Gjykata Themelore Prishtinë, ora 13:15)

Agjencia e Kosovës për Forenzikë pranon donacion nga Iiternational, Comision for Mising Person (ICMP). (Zona Industriale, Prishtinë, ora 14:00)

Mbahet ceremonia e vënies së gurthemelit të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Iliridë. (Iliridë – parcela e njëjtë ku ndodhej objekti i vjetër, ora 14:30)

Mbahet dita e dytë e festivalit të filmave malor BANFF Kosovo. (Kino Armata, ora 19:00)

Go to TOP