Kosovë-Shqipëri: Bashkë në luftë kundër krimeve të rënda
Kufiri fizik qëndron. Por ai që ndau hetimin e krimit në Kosovë e Shqipëri, ra të martën.
Dy shtetet nga kjo ditë kanë njësi të përbashkët hetimore në luftën kundër llojeve të ndryshme të veprave të rënda penale.
Aminin krijimit të saj ia dhanë në Prishtinë, Prokuroria Speciale e Kosovës e ajo e Posaçme Kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar në Tiranë.
Bashkimi i forcave shqiptaro-kosovare, pritet të çojë në pranga më shpejt kriminelët.
