De Laurentiis thumbon Garcian: Kështu mund të ndodhë kur merr trajner që e ka harruar futbollin italian

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, e ka adresuar situatën e trajnerit Rudi Garcia.

Kampioni Italian po kalon në formë të keqe me francezin, duke i humbur dy ndeshje e duke barazuar në dy të tjera në tetë javët e para të Serie A-së.

“Kur vendos të marrësh një trajner që nuk e njeh më futbollin Italian, mund të ndodhë”, ka thënë De Laurentiis.

“Do ta marr vendimin më të mirë në momentin e duhur. Nuk mund të ndikohem nga fansat”.

Go to TOP