Gjyqtari Mumini delegohet për të gjykuar në ndeshjen e grupeve të FIBA EuroCup Women

Gjyqtari i njohur nga Kosova, Xhelal Mumini, është deleguar për të gjykuar në ndeshjen e grupeve të FIBA EuroCup Women.

Mumini do të gjykojë në sfidën në Turqi, Melikgazi Kayseri- Olympiacos.

Ky takim do të zhvillohet më 11 tetor (nesër) nga ora 18:30 në Kayseri të Turqisë.

Mumini është njëri nga katër gjyqtarët e Kosovës të licencuar nga FIBA, ndërsa për periudhën 2023-2025 janë edhe Ngadhnjim Shabani, Elldin Uglari dhe Amar Djekovic, si dhe për FIBA Komisioner Faton Kurshumlija.

Go to TOP