Miratohet Projektligji për Lirinë e Asociimit në Organizata Joqeveritare

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, sot, nën drejtimin e kryetarit Valon Ramadani, mbajti mbledhjen e radhës, ku me shumicë votash u miratua edhe një projektligj.

Në këtë mbledhje u bë shqyrtimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë e Asociimit në Organizata Joqeveritare, njofton zyra për informim e Kuvendit.

Pasi që anëtarët i komisionit i dhanë komentet dhe sugjerimet e tyre, me shumicë votash projektligji në fjalë u miratua. /Kosova.info/

Go to TOP