Këshilli Shtetëror për Licencim të Mësimdhënësve zgjedh kryesinë e re

Osman Beka është zgjedhur kryetar i Këshillit Shtetëror për Licencim të Mësimdhënësve, ndërkaq Ardiana Ismaili nënkryetare.

Këto dy emërime janë vendosur sot në zgjedhjen konstituive, në të cilën mori pjesë edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Ministrja Nagavci tha se, pjesë e rëndësishme e punës së Këshillit do të jetë pakoja e udhëzimeve administrative për zhvillimin profesional të mësimdhënësve, për çka edhe tha se do të kenë mbështetjen e nevojshme të saj, thuhet në njoftimin e MAShT.

Tutje sipas njoftimit, Nagavci ka theksuar se ndryshimi i legjislacionit të KShLM-së dhe hartimi i Udhëzimit Administrativ kanë qenë të rëndësishme.

Kryetari i KShLM, Osman Beka dhe nënkryetarja, Ardiana Ismaili, falënderuan anëtarët për besimin e dhënë, ndërsa u shprehën të bindur se do të angazhohen maksimalisht në punët dhe përgjegjësitë që dalin nga Këshilli, bashkë me ekipin profesionale të cilët janë pjesë përbërëse e tij, përfundon njoftimi.

Go to TOP