Getinjo reagon sërish ndaj deklaratave të Vivien: Jemi ndarë për arsye tjera

Një dramë ka ‘shpërthyer’ papritur mes ish-çiftit Getinjo dhe Vivien Thano.

E gjitha nisi pas një interviste të Vivien, ku ajo deklaroi se arsyeja e ndarjes nga reperi ishte fiksimi i tij pas bixhozit.

Tutje ajo deklaroi se pavarësisht se është mundur ta ndihmonte, Getinjo nuk arriti të largohet nga lojërat e fatit, diçka që ajo nuk mundi ta toleronte.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Getinjos, që në disa postime në Instagram pranoi se luan bixhoz, por që kjo nuk ka ndikuar asnjëherë në marrëdhëniet e tij me të tjerët.

Nuk ka mjaftuar me kaq dhe rap-artisti ka vazhduar reagimet edhe me komente në postimin e faqes zyrtare të E diel në Top Chanel, në Instagram.

Go to TOP