Përleshja e dhunshme pas ndeshjes Tirana-Vllaznia, shoqërohen në polici 106 tifozë të ekipeve

Tetë tifozë janë arrestuar pas përplasjeve të dhunshme mes ultrasve të Vllaznisë dhe Tiranës një ditë më parë në Shqipëri. Policia shoqëroi 106 mbështetës të skuadrave ndërsa përgjatë sherrit, pesë tifozë mbetën të lënduar. Përplasja nisi në rrugën e Kombit, pas humbjes së Vllaznisë 0-1 përballë bardhebluve të Tiranës.

Tetë tifozë janë arrestuar dhe 20 të tjerë, proceduar penalisht pas përplasjeve në rrugën e Kombit, pas ndeshjes Vllaznia-Tirana të luajtur në Kukës, ku u shoqëruan 106 tifozë.

Të arrestuar janë K. X., K. Z., R.M., I. A., K.D., R. L., F. K. dhe F. Sh. të moshës 18 vjeç, për “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prishje e qetësisë publike” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim.

Përplasja mes tifozëve ndodhi pas disfatës së Vllaznisë në ndeshjen me Tiranën, me rezultatin 0-1, gol I pësuar në minutën e fundit të shtesës.

Pas sfidës, kanë qenë mbështetësit e Vllaznisë që kanë sulmuar tifozët e Tiranës, në Reps. Rrugës për në kthim, ultrasit goditën me sende të forta njëri tjetrin, , në një përleshje të dhunshme.

Nga përleshja e tifozëve të Tiranës dhe Vllaznisë pesë prej tyre mbetën të lënduar, të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Lezhës pas frakturave të shkaktuara. Edhe gjatë ndeshjes, mes “Fanatiksave” të Tiranës dhe tifozëve të Vllaznisë ka pasur ofendime në distancë.

Të dyja tifozeritë njihen për rivalitetin ndër vite. /shqiptarja/

Go to TOP