Konjufca: I tronditur thellë nga sulmet terroriste kundër Izraelit
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se është i tronditur thellë nga sulmet terroriste të mëngjesit të sotëm kundër Izraelit.
Në platformën X, ai ka thënë se qëndron në solidaritet me shtetin e Izraelit dhe popullin e tij gjatë kësaj kohe sfiduese.
“I tronditur thellë nga sulmet terroriste të mëngjesit të sotëm kundër Izraelit. Ne qëndrojmë në solidaritet me shtetin e Izraelit dhe popullin e tij gjatë kësaj kohe sfiduese. Në emër të Kuvendit të Kosovës shpreh ngushëllimet tona të përzemërta për familjet që humbën më të dashurit e tyre”, ka shkruar kryeparlamentari Konjufca. /Kosova.info/
Deeply shocked by this morning’s terrorist attacks against Israel. We stand in solidarity w/ the state of Israel & its people during this challenging time.
— Glauk Konjufca (@KonjufcaGlauk) October 7, 2023
On behalf of the Parliament of Kosova, I extend our heartfelt condolences to the families who lost their loved ones.
