Osmani do që drafti i Asociacionit të bëhet bashkë me Amerikën, Rama e lavdon
Prapa plumbave sulmues të së dielës, është e bindur se qëndron shteti serb me në krye, presidentin, Aleksandër Vuçiq, me një plan të madh.
Skenare të tilla presidentja, Vjosa Osmani, thotë se Serbia mund të përsërisë, për të realizuar qëllimin që është kopje e idesë ruse për një pjesë të territorit ukrainas më 2014.
Kur këtë e potencoi për agjencinë ndërkombëtare të lajmeve, Reuters, e para e vendit, ngriti alarmin se Kosova është nën sulm.
Në këtë situatë, sipas Osmanit, dialogu mes dy shteteve s’mund të vazhdojë si më parë.
Për kërkesën këmbëngulëse të ndërkombëtarëve në këtë proces për Kosovën, ajo të mërkurën tha se ka një zgjidhje.
Osmani tha se tash duhet ulur me partnerët amerikanë, për të përgatitur draftin e kërkuar të Asociacionit.
Në një vijë me qëndrimin e presidentes kosovare doli kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili më herët një propozim për asociacionin ua kishte dërguar ndërkombëtarëve.
