Kuvendi nis seancën me një minutë heshtje për policin e vrarë, Afrim Bunjaku
Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës janë mbledhur sot në seancën e radhës plenare.
Në nisje të seancës, ata kanë mbajtur një minutë heshtje për nder të rreshterit të vrarë në veri, Afrim Bunjaku.
Pas një konsultimi me grupet parlamentare është vendosur që seanca të mos nis me deklarime e pyetje parlamentare por deputetët të propozojnë një projektrezolutë lidhur me dënimin e sulmit terrorist.
