Agim Musliu për sulmin në veri: U cënua kushtetueshmëria dhe shtetshmëria e Republikës së Kosovës
Eksperti i sigurisë, Agim Musliu ka thënë se sulmi terrorist në veri të Kosovës ka cënuar kushtetueshmëria dhe shtetshmëria e Republikës së Kosovës dhe për të krijuar kaos dhe ndarjen e Kosovës
Profesor Agim Musliu i ftuar ka thënë se “forcat ushtarake në veri kanë qenë të përgatitur, të trajnuar, të armatosur dhe të udhëzuar në mënyrë të detajuar për të krijuar kaos në Kosovë dhe për të krijuar një realitet të ri që është ndarja e Kosovës”.
“Të dielën në orët e para të mëngjesit, u cënua kushtetueshmëria dhe shtetshmëria e Republikës së Kosovës, duke ndërhyrë nga një grup divazant terroristë. I përbërë në bazë të asaj që kam parë në terren nga 30+ njerëz. Një forcë ushtarake një-aradhe, e përgatitur, e trajnuar, e armatosur dhe e udhëzuar në mënyrë të detajuar për të krijuar kaos në Kosovë dhe për të krijuar një realitet të ri që është ndarja e Kosovës”, ka thënë Profesori Musliu.
Ai ka bërë të ditur se faktori vendimtar në luftën permanente është morali ai që vendos në betejë.
“Ka shumë paragjykime për Kosovën dhe Institucionet e Kosovës. Jemi një shtet i vogël, një popull i vogël dhe institucione të vogla. Ndoshta me kapacitete të limituara, materiale, etj. Por në këtë lloj të jetesës, që e quajmë në siguri në luftë përmanente. D.m.th faktori vendimtar, që të jesh i pasur dhe të kesh resurse, materialeve teknologjike dhe njerëzore por është morali ai që vendos në fushë betejë, por edhe në betejat e përditshme. Ajo që të bën të ngritesh edhe kur ti rrëzon”, ka thënë Musliu.
