Trajkoviq: A po pret Shteti i Serbisë të nisë lufta në Kosovë për të reaguar?
Politikanja serbe e Kosovës, Rada Trajkoviq, ka kërkuar reagim nga Serbia për ngjarjet e sotme në veri pas vrasjes së policit dhe plagosjes së një tjetri.
“A po pret Shteti i Serbisë dhe e tërë elita politike serbe (përfshirë edhe opozitën) që në Kosovë të nisë lufta për të reaguar? Deklarimi i presidentit vetëm në orën 20:00. Në çka po ju ngjason kjo? Kush punon në deeskalim dhe kërkon ndalje të të shtënave? Jozyrtarisht, disa sulmues janë vrarë”, shkroi Trajkoviq në X, ish-platforma Twitter. /Kosova.info/
Da li Država Srbija i cela srpska politička elita (uključujući i opozicionu) čeka da na Kosovu izbije rat da bi se jasno oglasili?
— Rada Trajkovic (@trajkovic_rada) September 24, 2023
Obraćanje predsednika tek u 8 uveče. Na šta to liči? Ko radi na deeskalizaciji i traži prekid vatre?
Nezvanično, više napadača je nastradalo.
