Joseph pyet: Cili do të jetë qëndrimi i Ambasadës amerikane në Beograd për vrasjen në veri?

Edward Joseph, ligjërues në Universitetin “Johns Hopkins” në Uashington, e ka cilësuar vrasjen e zyrtarit policor të Kosovës në veri si zhvillim tejet serioz dhe test për përkushtimin e Shteteve të Bashkuara në Ballkan.

“I Inkurajuar nga përgjigje e shpejtë e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier për vrasjen e zyrtarit policor. Pyetja ime është se cili do të jetë qëndrimi i Ambasadës amerikane në Beograd?

Ai ka thënë se është shumë e rëndësishme që të gjitha palët, përfshirë presidentin serb, Aleksandar Vuciq, ta vërejnë se misionet diplomatike amerikane janë të unifikuara.

Joseph i ka bërë thirrje Sekretari amerikan të Shtetit, Antony Blinken që të insistojë një pozicion uniform, parimor dhe publik të ShBA-së në Prishtinë dhe Beograd.

“Kontrollimi i kësaj krize – dhe stabilizimi i Ballkanit – e kërkon këtë”.

Go to TOP