Hendboll, Trepça dhe Besa Famgas synojnë trofeun e Superkupës

Klubi i Hendbollit, Besa Famgas kthehet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë me synim për ta fituar trofeun e radhës.

Në këtë arenë festoi titullin e kampionit dhe tani synon Superkupën, transmeton Klankosova.tv.

Ndeshja për Superkupë mes Besa Famgasit dhe Trepçës zhvillohet të shtunën nga ora 20:00.

Trepça është fituese e Kupës së Kosovës, ndërsa në finale në Prishtinë kishte mposhtur pikërisht Besën e Pejës.

Dy skuadrat me traditë takohen në një tjetër finale, ndërsa mitrovicasit shpresojnë në përkrahje nga tribunat me synim për të festuar së bashku me tifozët në fund.

Go to TOP