Gliha flet për gjeneralin dhe ushtrinë
Përzgjedhësi i Kosovës, Primozh Gliha, ka përmendur gjeneralin dhe ushtrinë në deklaratën pas ndeshjes. Ai ka lënë të kuptohet se është gjenerali dhe ekipi ushtria. Ka thënë se skuadra luan me personalitetin që bartet te ajo.
“Problemi që gjithnjë duhet të kthehemi në rezultat. Këtë duhet të ndryshojmë. Këtë nuk e kemi arritur deri më tani. Është e vështirë. Vojvodën e vendosa para mbrojtjes si zgjedhje taktike. Nuk kemi lojtar tjetër në atë pozitë. Nuk ishte vendim i befasishëm për mua. Ka të bëjë me gjeneralin dhe ushtrinë. Ka shumë rëndësi se çfarë personaliteti bartet te skuadra”, ka thënë Gliha.
Kosova dhe Zvicra barazuan 2 me 2 në ndeshjen e së shtunës në kuadër të eliminatoreve për “Euro 2024”.
