Kuka: Sporti kjo shtyllë e fuqishme e shtetit tonë të ri!
Trajneri i Xhudos, Driton Kuka, ka përgëzuar të gjithë sportistët për lajmin se Kosova do të jetë nikoqire e Lojërave Mesdhetare 2030.
Fituam shumë medalje por sështë kjo tema sot. Sot përgëzoj gjithë sportistët e vendit tonë për një super lajm! Lojërat Mesdhetare 2030 në vendin tonë! Urime Kosovë!”, shkroi Kuka.
“Një bravo e madhe për Komitetin Olimpik të Kosovës,në veçanti Presidentiit Ismet Krasniqi dhe Sekretarit Besim Aliti”.
“Sporti kjo shtyllë e fuqishme e shtetit tonë të ri!”.
Ai potencoi se e bukura e gjithë kësaj që disa sporte do organizohen në Shqipëri.
