Shqiptarët e Zvicrës aterrojnë në Prishtinë: Shumë të gëzuar që jemi këtu
Lojtarët shqiptarë të Zvicrës, janë shprehur të lumtur, pas aterrimit në Prishtinë, ku do të ballafaqohen me Kosovën në kuadër të ciklit kualifikues të Kampionatit Evropian.
Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Ardon Jashari, janë në mesin e lojtarëve shqiptarë që luajnë për kombëtaren helvetike, raporton Klankosova.tv.
“Jemi shumë të gëzuar që jemi këtu. Presim rezultate pozitiv”, thanë ndër tjera.
Kosova do të përballet nesër me Zvicrën, në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke filluar nga ora 20:45.
