Punëtorët serbë kalojnë natën brenda objektit komunal në veri
Sot skadon afati i vendimit për lirimin e objekteve të komunës së Mitrovicës së Veriut, nga punëtoret e strukturave paralele.
Me ç’rast, media mëson se punëtorët serbë, mbrëmë kanë kaluar natën brenda këtij objekti komunal.
Ndërsa, për monitorimin e situatës, pranë objektit aktualisht po qëndron KFOR-i dhe Policia e Kosovës.
Objekti që gjendet në Lagjen e Boshnjakëve, aktualisht shfrytëzohet nga 4 institucione që funksionojnë si struktura paralele.
Njëherit, kryetari i kësaj komune, Erden Atiq, ka deklaruar që lirimi i këtij objekti do të ndodhë përfundimisht më 8 shtator, pa shtyrje të mëtutjeshme.
