Çollaku: Kufizimi i mandatit të policisë, shenjë se veriu po hyn nën protektorat ndërkombëtar 

Njohësi i fushës së sigurisë, Fatmir Çollaku, deklaroi se fakti që po kufizohet operacioni nga ana e njësive speciale, të cilët kanë pasur mandat deri tani, jep një sinjal që ajo pjesë e veriut të Kosovës gradualisht po hyn nën kontrollin dhe protektoratin e ndërkombëtarëve me misionin ushtarak, KFOR-in.

Për emisionin Info Magazine në Klan Kosova ai tutje shtoi se Qeveria e Kosovës duhet të tregojë një maturi të skajshme kësaj radhe sepse sipas tij, janë bërë disa gabime në hapa në periudhën e mëhershme.

“Prandaj si qytetar i Kosovës fillimisht bëj apel që të kihet kujdes të duhur në kuptimin e bashkëpunimit të mirëfilltë me miqtë ndërkombëtarë, si p.sh. të mos merren operacionet delikate, sensitive të cilat mund të degjenerojnë përleshje dhe të del nga kontrolli situata”.

Go to TOP