1644 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëve nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm gjatë 24 orëve ka shqiptuar 1644 tiketa të trafikut.

Ndërkaq përveç shqiptimit të tiketave, gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur disa aksidente, ku me fatalitet ka përfunduar njëra nga to.

Aksidente me të lënduar janë shënuar 23 sosh, ndërkaq 27 nga to ka pasur vetëm dëme materiale.

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar 9 persona, ndërkaq ka dërguar në mbajtje 6 persona.

Go to TOP