Zhduket një familje nga Drenasi e cila kishte ardhur për pushime në Kosovë

Në qytetin e Drenasit, raportohet se është zhdukur një familje që jeton jashtë Kosovës dhe që nga 28 gushti  familja e tyre në vendlindje nuk ka pasur asnjë kontakt me ta.

Policia njoftoi se një burrë ka raportuar se vëllai dhe familja e tij, të cilët jetojnë jashtë vendit, janë larguar nga shtëpia e tyre, pa lënë asnjë gjurmë mbrapa.

Autoritetet lokale po hetojnë ngjarjen dhe janë në kërkim të ndonjë informacioni që mund të ndihmojë në gjetjen e familjes së zhdukur.

“Gllogoc  28.08.2023-09:15.  Më 31.08.2023 një mashkull kosovar ka raportuar se vëllai i tij i cili jeton jashtë vendit, derisa ishte në Kosovë me familjen e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tyre”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia është duke punuar për të zbardhur rrethanat e këtij rasti.

Go to TOP