Kimete Berisha ‘sulmon’ ashpër presidenten Osmani: Ajo nuk sheh përtej hundës së Albin Kurtit
Opinionistja Kimete Berisha ka pasur kritika të ashpra ndaj presidentes Vjosa Osmani.
Ajo shkruan se presidentja Osmani i tha presidentit Macron, se nëse merr masa kundër Qeverisë Kurti dhe bën gabim e pezullon vendimin për liberalizimim e vizave për Kosovën – e ‘vret’ dialogun.
“Përdorimi i foljes ‘vrasje’ është më i rëndi që ekziston dhe kjo tregon se Presidentja Osmani është në gjendje të rëndë emocionale.
Fjalë të mëdha përdor njeriu i mundur, i mbështetur për muri, ai askushi dhe i çmenduri!“, shkruan ajo.
Tutje, sipas Kimete Berish♪s, presidentja Osmani e kushtëzoi Presidentin Maceon me ‘vrasje të dialogut’.
“Ky nuk është ‘guxim’ por është budallallëk i pashembullt i një gruaje të dëshpëruar’!
Dhe meqenëse ‘vrasje’ të përkohshme nuk ka, e kush vritet më nuk çohet, Presidentja Osmani tha se dialogu so të ‘vritet’ përgjithmonë.
E përdori ‘ndajfoljen’ përgjithmonë, ku s’ka ku shkon më përtej se kaq….
Shih ti sa thellë ka shkuar puna – deri në varr”, vijon zonja Berisha.
Sipas saj, presidentja Osmani nuk e fsheh obsesionin me Albin Kurtin.
“Ajo nuk sheh përtej hundës së Albin Kurtit; ajo nuk sheh njerëz të gjallë në Kosovë, nuk sheh JETË jashtë vetes dhe qeverisë Kurti”, shkruan ajo.
“Vetëm dikush që i sheh krejt shqiptarët e ‘vdekur’, ka mundësi të thotë se ‘dialogu do të vritet përgjithmonë’, se unë po them…që do të ‘vritet’!
‘Vdekja’ e të ardhmes së Kosovës, sipas Presidentes Osmani varet nga ajo dhe vetëm nga ajo.
Nëse ajo ‘vendos’ të vritet dialogu – dialogu shpëtim s’ka…
Nëse ajo do të shihte se ka jetë edhe jashtë saj…
nuk do t’i shkonte mendja të thoshte ‘dialogu do të vritet përgjithmonë’!
Të ishte normale do t’i kujtohej se mandati i saj përfundon (sikurse i gjithkujt, edhe i Albin Kurtit)
dhe pastaj mund të gjenden njerëz normal që besojnë në marrëveshje dhe në paqe.
Kosova për Presidenten Osmani është Albin Kurti.
Por, nuk është e vërtetë.
Ajo po gabon.
Se nëse dialogu ‘vritet’ për të dhe për Albin Kurtin, ka njerëz të tjerë që mendojnë ndryshe, nuk do të vendosin ‘këta’ për Kosovën përgjithmonë.
Është budallaqe që mendon se pas saj, vjen kiameti”, ka shkruar ndër të tjera ajo.
