Libraria Dukagjini hap pikë të përkohshme në Lakrishtë për shitjen e teksteve shkollore
Libraria Dukagjini e ka hapur pikën e saj të përkohshme për shitjen e librave shkollorë në lagjen Lakrishtë të Prishtinës.
Kjo pikë ka për qëllim ta lehtësojë blerjen e librave shkollorë nga prindërit, pas kërkesave të mëdha në pikat e tjera të Librarisë Dukagjini.
Nga nesër në orën 09:00, kjo pikë do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve që dëshirojnë t’i pajisin fëmijët e tyre me libra cilësorë, siç janë ato të Shtëpisë Botuese Dukagjini.
Lokacioni i saktë i librarisë gjendet në rrugën “Xhevdet Doda”. Poashtu, kjo librari ofron parking falas për çdo konsumatorë.
Shtëpia botuese “Dukagjini” ka prezantuar tekstet e reja shkollore për klasa të ndryshme. Ato janë përgatitur sipas standardeve dhe metodave më bashkëkohore, dhe ofrojnë mundësi të zhvillimit të kreativitetit, të mendimit shkencor dhe të aftësive artistike.
