Guendozi transferohet në Serie A

Lazio ka arritur marrëveshje me Olympique Marseille për ta transferuar Matteo Guenduouzi, shkruajnë mediet italiane.

Kryeqytetasit e Italisë do t’i paguajnë 13 milionë euro, plus 5 milionë të tjera bonuse për mesfushorin, i cili do t’i kryejë testet mjekësore në fillim të javës së ardhshme.

24 vjeçari në 3 sezonet e fundit ishte pjesë e Marseille pasi së pari ishte huazuar nga Arsenal, pastaj në verën e vitit të kaluar ishte transferuar në Francë për 11 milionë euro.

Go to TOP