Olmo nuk dëshiron të largohet nga Leipzig

Dani Olmo në një intervistë për mediumin gjerman “BILD”, ka njoftuar se nuk dëshiron të largohet nga Leipzig, pavarësisht interesimit të Manchester City, transmeton klankosova.tv

“Jam plotësisht i fokusuar në detyrat me Leipzig, për Bundesliga, Champions League dhe kupën e shtetit. Manchester City është klub i madh, një nga më të mëdhenjt në botë. Por jam i lumtur këtu”, tha spanjolli.

Olmo është pjesë e Leipzig nga janari i vitit 2020, kur u transferua nga Dinamo Zagreb për 29 milionë euro, ndërsa me paraqitjet e tij tek gjermanët, ka tërhequr interesimin e shumë klubeve të mëdha.

Go to TOP