Parisi s’di për fitore në sezonin e ri, barazon me Toulouse

Paris Saint German ka barazuar me skuadrën Toulouse në ndeshjen që përfundoi me rezultat 1-1.

Kylian Mbappe shënoi për 1-0 nga pika e bardhë në minutën e 62-të të ndeshjes, por në minutën e 87-të Toulouse barazoi shifrat në 1-1 me anë të Zakaria Aboukhlal.

Për Parisin debutoi Osmane Dembele, i cili u transferua nga skuadra e Barcelonës, i cili hyri në fushë në minutën e 51-të të ndeshjes.

Me këtë barazim, Parisi ka vetëm dy pikë dhe pozicionohet në vendin e 8-të ndërsa Toulouse gjendet në vendin e tretë me katër pikë.

Go to TOP