Ambasada e SHBA-së shpërndan deklaratën e Blinken: Ukraina po e frymëzon botën, Rusia po e vret atë me uri

Çmimet e grurit në mbarë botën janë rritur pas refuzimit të Rusisë për të rinovuar marrëveshjen e drithit me Ukrainën. Marrëveshja lejonte që anijet të lundronin nëpër Detin e Zi për të eksportuar miliona tonë drithë në pjesën tjetër të botës.

Për këtë Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka shkruar për sulmet e Rusisë që drithi ukrainas të arrijë tek ata që kanë më së shumti nevojë.

“Sulmet e Rusisë po parandalojnë që drithi dhe ushqimi të arrijnë tek ata në mbarë botën që kanë më shumë nevojë për të. Këto sulme kanë një efekt të vazhdueshëm që do të ndikojë në familjet në vende anembanë botës. Ndërsa Ukraina frymëzon botën me qëndrueshmërinë e saj, Rusia e vret atë me uri”.

Këtë deklaratë të Blinken e ka shpërndarë edhe ambasada amerikane në Kosovë bashkë me disa pamje nga sulmi rus.

Go to TOP