Kane shkëlqen në fitoren e Bayernit

Harry Kane e nisë me gol dhe asistim, aventurën e re në klubin bavarez.

Bayern Munich e ka mposhtur skuadrën e Werder Bremerit me rezultat 4-0. Golin e parë në ndeshje e realizoi Leroy Sane në minutën e 4’ të ndeshjes pas asistimit të Kane.

Kurse golin e dytë e realizoi kapiteni i Anglisë në minutën e 74’ të takimit.

Për golin e tretë, u kujdes përsëri Sane dhe golin e fundit në përballjen ndërmjet Bayernit dhe Werder Bremerit e shënoi Mathys Tel.

Kështu, kampioni aktual i Gjermanisë e nis me fitore edicionin e ri në Bundesliga.

Go to TOP