Tre klube shqiptare kualifikohen në play-offin e Ligës së Konferencës

Pas Ballkanit, e cila mposhti në dy xhirot skuadrën nga Gjibraltari Lincoln Red Imps (me rezultat të përgjithshëm 5-1), u kualifikuan edhe dy klube të tjera shqiptare në play-offin e Ligës së Konferencës.

Skuadra nga Tirana, Partizani, ka mposhtur Valmeria Fc me rezultat minimal 1:0 rezultat ky që e bëri të kalojë më tutje. Golin e shënoi Tedi Cara nga penalltia në minutën e parë dhe rezultati i përgjithshme ishte 3:1 pasi që Partizani në udhëtim fitoi 2:1.

Poashtu edhe skuadra e Strugës kaloi tutje pavarësisht humbjes 1:2. Kampioni i Maqedonisë së Veriut kaloi në play-off pasi që ndeshjen e parë në shtëpi e kishte fituar 3:1 dhe me golin e sulmuesit shqiptar Besart Ibraimi, rezultati i përgjithshme ishte 4:3.

Go to TOP