Ballkani përsërit suksesin, kualifikohet për herë të dytë në “play-off” të Conference League

Ballkani është kualifikuar për në “Play-off”, pas fitores 1-3 ndaj Lincoln Redi.

Pjesa e parë u mbyll 0-0, ndërsa në minutën e 48-të të takimit ishte Korenica ai që ia dha epërsinë fillestare Ballkanit.

Ndërsa, në minutën e 64-të, Kuç shënoi për 0-2, kurse pas dy minutave, Juampe ngushtoi epërsinë në 1-2.

Krejt në fund, ishte Zyba ai që shënoi për rezultatin përfundimtar 1-3, të takimit të dytë.

Kujtojmë se ndeshja e parë është mbyllur me rezultat 2-0 në favor të Ballkanit.

Go to TOP