Ylli prezanton timonierin e ekipit
Golden Eagle Ylli ka prezantuar trajnerin e ri, i cili do të jetë Kostas Flevarakis.
Flevarakis do ta drejtojë skuadrën nga Suhareka në sezonin e ri që do të nis në shtator..
“Dhe është koha për te prezantuar timonierin e ekipit, Kostas Flevarakis është trajneri ynë për sezonin e ri”, thuhet në njoftim.
Kostas është trajner me përvoje të madhe në basketbollin grek, ai udhëhoqi PAOK për disa sezone me të cilën fitoj Kupën e Greqisë dhe ishte finalist i ligës, se fundi ishte trajner i Sopron në Hungari, njëherazi ishte trajner i Suedisë për 5 vite.
Ylli bëri me dije se Kostas pritet të bashkohet me ekipin gjatë kësaj jave dhe të filloj me stërvitje qysh të hënën.
