Ukraina e çliron nga forcat ruse një qytezë strategjike në Donjeck
Kievi ka thënë të mërkurën se forcat e saj e kanë çliruar vendbanimin Urozhaine, në rajonin industrial të Donjecut, duke i vazhduar përpjekjet për t’i larguar forcat ruse nga jugu i Ukrainës.
“Urozhaine u çlirua. Mbrojtësit tanë janë vendosur në periferi. Ofensiva vazhdon”, tha zëvendësministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Ganna Malyar, në një komunikatë në rrjetet sociale.
Kievi e nisi kundërofensivën e shumëpritur në qershor, por po përballet me beteja të forta pasi ka hapur në vështirësi për t’i thyer pozicionet e fortifikuara ruse.
Zjarri në një ndërtesë në Lviv, Ukrainë, pas sulmeve ruse me raketa, më 15 gusht 2023.
Njoftimi i Malyarit vjen një ditë pasi ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, tha se burimet e ushtrisë ukrainase “janë shterur pothuajse”, megjithëse po ndihmohet me armë nga aleatët perëndimorë.
Moska nuk ka reaguar deri tani ndaj njoftimit të Ukrainës, e cila vazhdimisht ka tentuar ta hedhë poshtë rëndësinë e kapaciteteve luftarake të Ukrainës.
Rajoni i Donjeckut, i cili e ka bartur barrën kryesore të luftimeve në muajt e fundit, është njëri nga katër rajonet e Ukrainës që Kremlini pretendon se i aneksoi viti ne kaluar, pak muaj pasi e nisi pushtimin në shkurt.
Urozhaine, vendbanimi me një popullsi prej rreth 1.000 banorëve para luftës, është në mesin e një grumbulli qytezash që forcat ukrainase po tentojnë t’i marrin nën kontroll në javët e fundit.
Agjencia shtetërore verikoreane nuk dha hollësi për shëndetin apo vendndodhjen e Kingut, apo se çfarë planifikojnë të bëjnë me të.
Fjalët e para të Koresë së Veriut për Kingun ishin propagandë e pastër, sipas Soo Kim, udhëheqëse e sektorit të politikave në LMI Consulting dhe ish-analiste e CIA-s.
“Kalimi i Kingut në Korenë e Veriut ia dha mundësinë regjimit të Kim [Jong Un] në disa mënyra, e para, natyrisht, për bisedime të mundshme me SHBA-në rreth lirimit të tij”, tha ajo për AFP.
Ajo beson se verikoreanët janë negociatorë “vështirë”, prandaj nuk do të jetë e lehtë për Uashingtonit ta sigurojë lirimin e tij.
Peniani e ka një histori të gjatë të arrestimit të amerikanëve dhe përdorimit të tyre për të bërë pazare në bisedime bilaterale.
“Kjo është, po ashtu, edhe një mundësi për regjimin për të bërë propagandë – për ta ndryshuar situatën në një mënyrë që ta kritikojë SHBA-në dhe për ta shprehur armiqësinë e Penianit ndaj Uashingtonit, e cila i ka rrënjët e thella”, shtoi ajo.
