Koreja e Veriut pretendon se “diskriminimi racor” e shtyu ushtarin amerikan të dezertojë
Travis King dezertoi në Korenë e Veriut për të ikur nga “keqtrajtimi dhe diskriminimi racor në ushtrinë amerikane”, raportuan mediat shtetërore verikoreane të mërkurën.
Ky është konfirmimi i parë zyrtar i Penianit se Koreja e Veriut është duke e mbajtur ushtarin amerikan. Ushtari King pritej të kthehej në Amerikë, por në vend se ta bënte këtë, ai u largua nga aeroporti kryesor i Koresë së Jugut, iu bashkua një grupi turistësh drejt Zonës së Çmilitarizuar Koreane dhe e kaloi me vrap kufirin matanë Koresë së Veriut muajin e kaluar.
Shtetet e Bashkuara kishin thënë se King e kishte kaluar kufirin në Zonën e Përbashkët të Sigurisë të Zonës së Çmilitarizuar, e cila e ndan Veriun me Jugun, “pa autorizim dhe me vetë dëshirë”. Ushtarët jugkoreanë duke vështruar anën verikoreane në pikën e vështrimit “Dora”, në zonën e çmilitarizuar, pranë fshatit kufitar Panmunjom.
Pas një hetimi verikorean, King “e pranoi se ishte futur jashtëligjshëm”, raportoi Agjencia Qendrore e Lajmeve e Koresë së Veriut. “Travis King u rrëfye se kishte vendosur të vinte në Republikën Demokratike të Popullit të Koresë së Veriut (DRPK), pasi kishte përjetuar keqtrajtime çnjerëzore dhe diskriminim racor brenda ushtrisë amerikane”, raportoi agjencia shtetërore e Koresë së Veriut, duke iu referuar Veriut me emrin zyrtar.
King “erdhi për t’u mbajtur nën kontrollin e ushtarëve të Ushtrisë së Popullit Korean”, pasi e kaloi kufirin, sipas saj. Komanda e Kombeve të Bashkuara, e cila e vëzhgon armëpushimin i cili i dha fund luftimeve në Luftën Koreane, konfirmoi muajin e kaluar se kishte nisur bisedimet me Korenë e Veriut për Kingun. Një ushtar jug-korean bën roje pranë vijës ushtarake të demarkacionit dhe Godinës Panmun të Koresë së Veriut, në fshatin Panmunjom. Por, sekretari i Shtetit Antony Blinken tha në atë kohë se, derisa kishte kontraktuar me Korenë e Veriut, Uashingtoni nuk ia kishte idenë se ku ndodhej King, apo se në çfarë kushtesh po mbahej.
