Një tjetër politikan ekzekutohet nga bandat në Ekuador
Pas kandidatit për President, Fernando Villavicencio, një tjetër politikan është vrarë mbrëmë në Ekuador.
Mediat vendase raportojnë se Lideri i partisë së majtë politike Revolucioni Qytetar, Pedro Briones është vrarë me armë zjarri. Sipas policisë, sulmuesit ishin anëtarë të një bande që vepronte në Esmeraldas. Briones thuhet se u qëllua dy herë në parkun e famullisë San Mateo në qytetin e Esmeraldas.
Kandidatja presidenciale Luisa González denoncoi sulmin përmes llogarisë së saj zyrtare në Tëitter.
“Ekuadori po jeton kohën e tij më të përgjakshme. Kjo është për shkak të braktisjes totale të një qeverie të paaftë dhe një shteti të pushtuar nga mafiozët. Përqafim solidariteti me familjen e shokut Pedro Briones , rënë në duart e dhunës. Ndryshimi është urgjent,” tha González.
Anëtarët e grupit politik Citizen Revolution konfirmuan se Briones u vra nga një armë zjarri, megjithëse deri më tani nuk ka asnjë raport zyrtar nga autoritetet.
