Kush është politikania boshnjake që po pushon në Prishtinë, është e martuar me aktorin nga Kosova

Shumë politikanë në Kosovë, por edhe në rajon, i marrin ditët e pushimeve në gusht. Kjo për shkak të përfundimit të punimeve në parlament.

Ngjashëm kanë vepruar edhe politikanët e Bosnjë dhe Hercegovinës, shkruan sot mediumi boshnjak Klix.ba.

Ata kanë vënë re se një politikane boshnjake, nënkryetarja e partisë social-liberale “Partia Jonë” (Nasa Stranka) në Parlamentin e Federatës së Bosnje e Hercegovinës, Sabina Çudiq po qëndron me pushime në Prishtinë.

E pyetur nga Klix.ba rreth pushimeve në Prishtinë, deputetja boshnjake ka treguar se ajo po viziton familjen e bashkëshortit të saj.
Sabina Çudiq në Prishtinë [foto: Instagram]

“Kam marrë vizë për vizitë dhe ja ku jam pas katër vitesh. Jam shumë i lumtur që djali im po kalon kohë me gjyshen, gjyshin, të afërmit e tjerë të tij dhe që jemi të gjithë bashkë. Do kthehemi në Sarajevë në kohë për seancën e parë të gushtit”, tha Çudiq.

Çudiq është e martuar me Alban Ukajn, aktorin dhe regjisorin shqiptar nga Kosova.

Rreth 20 vjet më parë, ai shkoi për të studiuar në Sarajevë, ku mori role në shumë filma dhe shfaqje, si dhe pati rol edhe në filmin “Quo vadis, Aida?”, filmin boshnjak i cili u nominua për Oscar.

Çifti janë të martuar nga viti 2014 dhe kanë një djalë 6-vjeçar.

Go to TOP