Struga fiton, Besart Ibrahimi shënon hat-trick
Klubi i futbollit Struga ka fituar ndaj Swift Hesperange, ndeshje e vlefshme kjo për raundin e tretë kualifikues për Ligën e Konferencës.
Ekipi nga Maqedonia e Veriut ka fituar me rezultat 3-1 ndaj ekipit të Luksemburgut.
Besart Ibraimi ishe vendimtar në këtë ndeshje sepse ai realizoi hat-trick dhe me golat e tij fitoi Struga.
Ndeshja e kthimit do të luhet më 17 gusht në stadiumin ‘’Stade de Luxembourg’’.
