Shkëndijat e dritës në Australi, mbetje të një rakete ruse

Agjencia Australiane e Hapësirës ka njoftuar se dritat e ndritshme në qiellin e natës mbi pjesën juglindore të vendit, ka shumë të ngjarë të ishin mbetjet e një rakete ruse.

“Shkëndijat e dritës që shiheshin në qiellin e Melburnit gjatë natës ishin me gjasë mbetjet e një rakete ruse Soyuz-2 që ri-hynte në atmosferën e Tokës”, tha agjencia në mediat sociale.

Agjencia tha se ishte informuar nga autoritetet ruse se mbetjet e raketës ishin parashikuar të ri-hynin në atmosferë në brigjet e Tasmanisë.

Go to TOP