Blinken e akuzon Rusinë për ‘sulm’ ndaj sistemit botëror ushqimor

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka akuzuar Rusinë për një ‘sulm’ ndaj sistemit global të ushqimit, duke thënë se çmimet e drithit janë rritur me tetë për qind që kur ajo u tërhoq nga nisma e Detit të Zi.

Blinken, duke folur në Kombet e Bashkuara të enjten, ka akuzuar Rusinë për “shantazh” lidhur me tërheqjen e saj të fundit nga nisma e drithit në Detin e Zi të ndërmjetësuar nga OKB-ja.

“Çdo anëtar i Kombeve të Bashkuara duhet t’i thotë Moskës ‘mjaft’. Mjaft duke trajtuar njerëzit më të cenueshëm në botë si levë”, tha ai.

Blinken po kryesonte një takim të Këshillit të Sigurimit mbi urinë dhe pasigurinë ushqimore të shkaktuar nga lufta e Rusisë në Ukrainë.

Moska u tërhoq nga marrëveshja e ndërmjetësuar nga OKB-ja në mes të korrikut, e cila i lejoi Kievit të dërgonte në mënyrë të sigurt grurin e tij në tregjet globale

Go to TOP