Peci i Zveçanit pas vendimit të MAPL-së: Është ende herët për të vendosur

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka filluar procedurat për dorëheqjen e katër kryetarëve në komunat në veri.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, sot ka folur rreth kësaj çështje Ilir Peci, kryetari i Zveçanit.

Ai ka theksuar se deri tani nuk ka udhëzim ndonjë vendim që t’i tregojë se si duhet të veprojë.

“Tash e shohim derisa nuk na vjen diçka zyrtarisht. Për mua si kryetar e shoh se ende është herët për të marrë një vendim”.

“Të shohim në ditët e ardhshme se si do të zhvillohet kjo situatë në komunat veriore. Është ende herët të marrë ndonjë vendim apo të japë ndonjë deklaratë rreth saj”, ka thënë Peci.

Go to TOP