Ish-komandanti i UÇK-së për Betejën e Morinës: Ishte beteja më e fuqishme dhe më e përgjakshme

Ish-komandanti i Shtabit të Morinës, Sadri Avdyli, në 24 vjetorin e Betejës së Morinës ka kujtuar momente nga kjo betejë.

Avdyli ka thënë se beteja e 7 korrikut, e cila ishe njëra ndër shumë betejat në atë zonë, ishte beteja me e fuqishme edhe me përgjakshme.Ai ka bërë të ditur se në këtë betejë kanë mbetur të vdekur mbi 60 pjesëtarë të forcave serbe.

Përdorni zbritjen prej 30% dhe rifreskoni shtëpinë me frigoriferë Samsung me garanci të zgjatur për pajisjen e përzgjedhur. 

“7 korriku ishte beteja me e fuqishme dhe më e përgjakshme, edhe për ne si pjesëtarë se humbëm djemtë më të zotë, dëshmorët e kombit, por ishte humbje edh përgjakshëm për okupatorin i cili synonte të mbante. 7 korrikun për armikun nuk është nj ditë e zakonshme, ishte një dite festive se ne këtë datë ishte vendosur posta kufitare e ushtrisë dhe ishte dita e kufirit (me Shqipërinë), dhe pikërisht dëshironin që vjen e gjelbër të kufirit të larojë UÇK-në që të ndihen më të lirë”, ka thënë Avdyli.Dëshmorët e rënë në Betejën e Morinës: Muhamet Ukshini, Arben Ukshini, Blerim Ukshini, Shkelzen Syla, Sylejmon Abdyli, Fisnik Salihu, Ymer Bytyqi, Nezir Elezaj dhe Ahmet Pulatani.

Go to TOP