Kurti mori pjesë në shënimin e 247-vjetorit të ShBA-ve
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i ftuar nga Ambasada Amerikane në Kosovë, mori pjesë në shënimin e 247-vjetorit të Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipas një komunikate për medie të Qeverisë, Kurti e uroi ambasadorin Hovenier derisa SHBA-në e ka quajtur aleatin më të madh të Kosovës.
“Kryeministri Kurti e uroi ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier për 4 Korrikun, me dëshirat më të mira për kombin amerikan, aleatin e madh të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Prev Post
Rama sot takon Vuçiqin
